Shkëmbim zjarri në Spanjë, 3 të vdekur, 2 prej të cilëve oficerë të sigurisë

595
Tre persona, dy prej të cilëve roja civile humbën jetën pas një shkëmbimi zjarri në lindje të Spanjës, bënë të ditur autoritetet.
“Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në një banesë të izoluar në provincën rurale të Teruel dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy rojave civile dhe një personi tjetër”, theksoi një zëdhënës i nënprefekturës.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar asnjë të arrestuar, ndërkohë që operacioni policor po vazhdon në fshatrat e Andorras dhe Albalate del Arzobispo, rreth 350 kilometra në lindje të Madridit.
Sigal