Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, vepronte me bekimin e “Ndrangheta”-s

192
Sigal

Autoritetet italiane kanë goditur një bandë droge duke arrestuar 20 persona, një pjesë e tyre shqiptarë.

Në operacion morën pjesë 150 efektivë policie, të mbështetur nga forca të reparteve speciale, njësitë antidrogë, anti-eksploziv dhe helikopterë.

Organizata kriminale operonte në bare, dyqane frutash dhe perimesh, shitës makinash, salla bastesh, etj.

Po sipas mediave italiane, bazuar te hetimet e prokurorisë është zbuluar se banda shqiptaro-italiane vepronte me bekimin e “Ndrangheta”-s.

Nga operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike, por edhe prova të tjera për të “gozhduar” përpara drejtësisë personat e përfshirë.