Shkatërrohet banda e drogës në Itali, 32 të arrestuar, kapet 157 kg drogë, një pjesë vinte nga Shqipëri

422
Sigal

Një operacion masiv nga Guardia di Finanza (GDF) ka shkatërruar një grup kriminal që operonte në Itali.

Gjatë operacionit janë arrestuar 32 persona, kryesisht me origjinë shqiptare dhe janë sekuestruar rreth 157 kg drogë e ndarë në 137 kokainë dhe 20 marijuanë. Droga mësohet se vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda dhe nëse do të arrinte tregun do të kapte vlerën 6 milion euro.

Operacioni i Guardia di Finanzas nën drejtimin e Prokurorit Publik të Bergamos u zhvilluar në qytetet e Brescia, Bergamo, Monza, Reggio Emilia dhe Bolzano.

Deri më tani, mediat italiane nuk kanë publikuar detaje lidhur me të arrestuarit shqiptarë të operacionit të GDF.

Droga në Itali kapet vetëm disa ditë më pas kur e njëjta sasi kokaine u kap nga policia në portin e Durrësit, lëndë narkotike e cila vinte nga Ekuadori. Ajo ishte fshehur në 4 konteinerë me banane dhe dyshohet se kishte si destinacion Elbasanin.

Deri më tani janë arrestuar dy persona: Ardian Bega dhe Altin Myslimhaka, të cilët po prisnin të merrnin drogën, ndërsa në kërkim është shpallur biznesmeni Gentian Malindi.

Para kokainës së Durrësit, një operacion i zhvilluar në Brazil kulmoi me kapjen e 700 kg kokainë, pakot e të cilës kishin logon e klubit të Elbasanit. Ende nuk dihen detaje të reja lidhur me kokainën e kapur në kontinentin tjetër.