Shkarkohet Ministri i Brendshëm në Kosovë, ja kush e zëvendëson

682
Sigal

Ministri i ri, Bejtush Gashi, i cili ka marrë detyrën vetëm pak muaj më parë është shkarkuar sot nga detyra.

Burime bëjnë me dije se shkarkimi i Gashit ka ardhur me vendim të AKR.

Ministria e Brendshme udhëhiqet nga AKR-ja, ndërsa ky dikaster ka ndërruar dy ministra.

Fillimisht kryeministri Haradinaj ishte ai që kërkoi dorëheqjen e Flamur Sefajt pas deportimit të gjashtë shtetasve turq për në Turqi, pa dijeninë e tij. Gashi ishte emëruar Bejtush Gashin, si ministër të Punëve të Brendshme më 13 prill të këtij viti.

Gashi ka qenë edhe zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në vend të Bejtush Gashit pritet të emërohet Ekrem Mustafa.