Shikoni videon/ Momenti kur shpërthen makina bombë

513
Momenti kur një makinë bombë ka shpërthyer në një dyqan akulloresh të populluar në Bagdad është kapur në kamera.

Të paktën 10 persona humbën jetën, ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën.

Zyrtarët thanë se shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së hënës, një ditë pas fillimit të muajit të Ramazanit.

Makina që shpërtheu ishte e parkuar dhe deri tani askush nuk e ka marrë përsipër autorësinë
Sigal