Shifrat e fundit/ Del pjesëmarrja në zgjedhjet e Italisë

69
Sigal

Autoritetet italiane kanë publikuar shifrat e fundit të pjesëmarrësve në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen këtë të diel. Deri në orën 19.00 raportohet se kanë votuar 51.2% e atyre që kishin të drejtë vote.

Të dhënat i referohen rreth gjysmës së bashkive, 3913 nga 7904 të tilla. Kjo është shifra që raportohet nga Ministria e Brendshme. Në të njëjtin orar në zgjedhjet e 2018-ës shifrat flisnin se kishin kishin votuar 58.83% e zgjedhësve.

Qendrat u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 23.00. Pothuajse 51 milionë qytetarë janë thirrur në votime. Mbi 46 milionë ndodhen në Itali dhe më shumë se 4 milionë janë jashtë vendit dhe e kanë shprehur preferencën e tyre me postë.

Në Siçili, votuesit po votojnë edhe për rinovimin e Asamblesë Rajonale. Pjesëmarrja në orën 19.00 atje ishte 50%. Në shumë qendra votimi ka pasur probleme teknike.