Shërbëtori i hotelit i jep çelësat e Ferrarit shoferit të gabuar

446
Një shërbëtor i hotelit aksidentalisht i ka dhënë çelësat e Ferrarit 230 mijë eurosh personit të gabuar.
Por vjedhja e tij nuk ishte sikurse në filmin “Fast&Furios” pasi shoferi nuk ka ditur ta mbajë Ferrari 458 Italia Spiderin nën kontroll.
Super vetura e verdhë, që arrin shpejtësinë rreth 320 kilometra në orë, është rikthyer nga policia rrugore pas vetëm disa orëve.
Policia ka zbuluar se si grabitësi u ndalua nga policia pasi ia shkeli gazit për të tërhequr vëmendjen e një vajze.
Ai pasi është kapur, nuk e ka pranuar se ka vjedhur veturën, pasi vetë shërbëtori ia ka dhënë çelësat atij, dhe se e kishe në plan ta kthente atë pas disa orëve.
Policia ka thënë se burri ia ka dal që ta marr veturën nga shërbëtori për shkak se në atë kohë kishe shumë punë, por pastaj nuk ka ditur ta ndezte atë.
Shërbëtori pastaj ka shkuar te një konsumator tjetër, pasi ai nuk i dha atij bakshish, ndërsa shoferi arriti ta merrte atë dhe të bënte xhiro.
Sigal