Shembet stacioni i trenave në Britani, pasagjerët i shpëtojnë vdekjes “për një fije floku” (VIDEO)

201
Sigal

Një deputet britanik ka kërkuar hetime të detajuara, pasi një pjesë e stacionit të trenit është shembur – kurse pasagjerët që prisnin trenin i kanë shpëtuar vdekjes për një “fije floku”.

Askush nuk është lënduar në këtë incident, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në stacionin e trenit në Norwich.

Zyrtarë të hekurudhave pretendojnë se është herët të thuhet se çfarë e ka shkaktuar shembjen.

“Kam qenë i shokuar kur sot në mëngjes mësova për shembjen e kulmit të  stacionit të trenit në Norwich”, ka thënë Mike Armwich.

“Ekipi im ka biseduar me policinë, dhe duket se askush nuk është lënduar edhe pse është shembur kulmi i stacionit”, ka shtuar deputeti britanik.

Pasagjerët kanë bërë të ditur se kishin parë kulmin dhe murin duke u shembur përreth tyre.