Shefja e Diplomacisë në BE – Mogherini nis sot turneun në Ballkan, do vizitojë dhe Shqipërinë

456
Shefja e Diplomacisë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini këtë të mërkurë nis turneun e vizitave disa ditore në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit të saj në Ballkan nga 1 deri më 4 mars, Mogherini do të vizitojë Serbinë, Kosovën, Shqipërinë, Bosnjen, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Ajo do të zhvillojë takime me përfaqësuesit institucional të të gjitha vendeve, përfshirë qeveritarët.

Pas vizitës, Mogherini menjëherë do të raportojë para shefave të diplomacive të të 28 vendeve anëtare në Këshillin e Ministrave gjatë takimit që do të mbahet në Bruksel më 6 mars.
Sigal