Shefi nuk ia dha rrogën, punëtori nga Fushë-Kosova ia vë flakën autobusit

162
Sigal

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar për veprën penale “Zja rrvenie” në Fushë Kosovë.

Motivi i këtij rasti dyshohet se ka të bëjë me faktin që pronari i autobusit nuk ia kishte dhënë pagën të dyshuarit, i cili kishte punuar në firmën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka vënë zjarrin automjetit-autobus, pronë e ankuesit mashkull kosovar.

Motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar