SHBA: U ekzekutua me vdekje me azot, shkakton “stuhi” reagimesh

31
Sigal

Të enjten mbrëma, Kenneth Smith u bë personi i parë që u ekzekutua nga asfiksia nga azoti.

Smith, i cili u dënua me vdekje në 1996 pas gjyqit të tij të dytë për vrasjen e një gruaje me urdhër të burrit të saj, u shpall i vdekur në burgun Atmore dje në orën 20:25 (me orën lokale), 29 minuta pas fillimit të ekzekutimit, sqaruan autoritetet shtetërore.

Drejtësia u vendos. Sonte, Kenneth Smith u dënua me vdekje për krimin e tmerrshëm që kreu 35 vjet më parë ,” tha Steve Marshall, prokurori i përgjithshëm i shtetit duke argumentuar se Alabama kishte shënuar një arritje të cilën ai e quajti “historike”.

Sipas një stacioni televiziv lokal, fjalët e fundit të Smith ishin: ” Sonte, Alabama e kthen njerëzimin një hap prapa… unë largohem me dashuri, paqe dhe dritë. Faleminderit të gjithëve që më mbështetën. Ju dua të gjithëve “.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut theksoi më 16 janar se ishte “tronditur” nga përdorimi i një ” metode të paprecedentë ekzekutimi “, plotësisht ” të paprovuar “.

“Kjo mund të përbëjë torturë ose trajtim çnjerëzor ose poshtërues sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut“, paralajmëroi zëdhënësja e UNHCR Ravina Samdasani, duke bërë thirrje për ndalimin e ekzekutimit.

Bashkimi Evropian e cilësoi ekzekutimin si “krejtësisht brutal ”.