SHBA, Trump përgënjeshtron serbët: Asnjë intervistë për bombardimet e NATO-s

503
Sigal

Gazeta Telegraf/ Një zyrtar i fushatës së Donald Trump thotë se një
revistë serbe ka fabrikuar një intervistë në të cilën kandidati republikan
kërkon falje për bombardimet e NATO-s në Serbi gjatë vitit 1999.

Revista Nedeljnik ka lëshuar
fragmente nga një intervistë me Trump nëpërmjet këshilltares Suzanne Ryder
Jaworowski, në të cilën thuhet se Trump i ka kërkuar falje Serbisë për
bombardimet e NATO-s, shkruan Politico. 

Në ndërkohë,  vetë
Jaworowski ka mohuar realizimin e një interviste të tillë. “Nuk ka patur asnjë
intervistë të Trump për mediat serbe. Nuk e di nga ka dalë kjo, por unë
personalisht nuk kam ndërmjetësuar asnjë intervistë të asnjë lloji dhe me asnjë
gazetar serb”, thotë ajo