SHBA – Trump gjen mekanizmin që muri të paguhet nga Meksika

467
Pas anulimit të takimit mes presidentit të Meksikës dhe atij të Shteteve të Bashkuara, lideri i Uashingtonit ka bërë publike formën se si shteti meksikan do të paguajë detyrimet financiare për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
SHBA pritet të imponojë një taksë prej 20 përqind për mallrat e importuara nga Meksika si një prej planeve më të rëndësishëm të reformës tatimore.
Sekretari për mediat në Shtëpinë e Bardhë Sean Spicer tha se duke bërë një gjë të tillë, SHBA mund të sigurojë 10 miliardë dollarë në vit, çka do të mundësonte pagesën e murin vetëm me anë të këtij mekanizmi.
Sigal