SHBA/ Shtiret si i rrëmbyer për të mos e paguar borxhin në lloto

384
Sigal

Një burrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po akuzohet për kurdisje të rrëmbimit të tij me qëllim të ikjes nga borxhi që kishte në bastore për një lojë të futbollit amerikan.

Robert Brandel, 60-vjeçar, u gjet i lidhur në kamionin e tij afër Buffalos në Nju Jork të mërkurën. Ai i kishte thënë policisë se është rrëmbyer nga dy burra të armatosur para dy ditësh, por zyrtarët dyshuan në rrëfimin e tij për shkak se ishte në gjendje të mirë dhe shumë i qetë.

Tash ai dyshohet se e ka kurdisur tërë këtë plan për t’iu shmangur pagesës së borxhit prej 50 mijë dollarësh që i ishte ngarkuar pas humbjes në një grup të bastoreve në internet. Ai përballet me akuzën për mashtrim dhe raportim të rrejshëm në polici.

Për më tepër, ai i kishte thënë policisë se dy burrat e dyshimtë e kishin kërcënuar me një armë, ia kishin vjedhur 16 mijë dollarë dhe e kishin detyruar të vozisë dhe t’i dërgojë ata në pjesën perëndimore të Nju Jorkut për dy ditë para se ta lidhnin dhe ta linin në një parking veturash.

Sidoqoftë, policia e Nju Jorkut nuk i besuan rrëfimit dhe bënë hetime tjera për ta vërtetuar saktësinë e deklaratave të tij. “Hetimet e mëtutjeshme dhe intervistat dëshmuan se rrëfimi i tij ishte i shpikur”, thuhet në deklaratën e policisë, shkruan “BBC”,