SHBA po punojnë të vihen në zbatim sansionet ndaj Phenianit

519
Pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi javën e kaluar një urdhër të ri ekzekutiv që u jep Shteteve të Bashkuara më shumë avantazhe mbi bankat e huaja që mbështesin regjimin e Koresë së Veriut, tashmë sipas zyrtarëve amerikanë po shqyrtohet mundësia për zbatimin e sanksioneve më të rrepta.
Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Azisë dhe Paqësorit Susan Thornton i tha një komisioni të Kongresit se administrata po punon me vendet aleate për të “zbuluar rrjetet e paligjshme” që përdoren nga Korenë e Veriut me qëllim minimin e sanksioneve të vendosura më parë.
“Po punojmë me partnerët ndërkombëtarë. Mendoj se presioni i fortë në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë për zbatimin e sanksioneve, do të jetë çelësi për të rritur presionin mbi regjimin e Kim-it”, tha ajo.
Departamenti amerikan i Thesarit shpalli të martën sanksione të reja ndaj Phenianit që vendosin në qendër tetë banka të Koresë së Veriut si dhe 26 zyrtarë bankash.
Sipas departamentit të Thesarit veprimi kishte për qëllim të parandalojë që Koreja e Veriut të përdorë sistemit financiar ndërkombëtar për të lehtësuar programet e saj të raketave.
Gjatë këtij muaji Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi sanksione të reja ekonomike kundër Koresë së Veriut pas provës së Phenianit me atë që mendohet të ketë qenë një bombë me hidrogjen.
Sigal