SHBA, përmbytjet shkaktojnë 45 viktima, një milionë familje pa energji elektrike

164
Sigal

Përmbytjet e shkaktuara nga mbetjet e uraganit Ida lanë të vdekur së paku 45 persona në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

Stuhia shkaktoi shira të rrëmbyeshëm mbrëmjen e 1 shtatorit dhe mëngjesin e 2 shtatorit, nga Merillendi deri në Nju Jork.

Shumica e viktimave pësuan pasi përmbytjet morën makinat e tyre.

Disa u mbytën edhe në bodrumet e apartamenteve.

Së paku 23 persona vdiqën në Nju Xhersi dhe 12 në Nju Jork.

Dy shtetet shpallën gjendje emergjence.

Stuhia tropikale Ida goditi shtetin e Luizinën të dielën, si uragan i kategorisë 4, duke shkaktuar përmbytje masive dhe shkatërrime të gjera.

Së paku dhjetë persona humbën jetën në Luiziana, Misisipi dhe Alabama.

Gati një milion familje janë ende pa energji elektrike në Luiziana