SHBA, Pentagoni: Vetëm shtatë shtete janë kontribuesit kryesorë të koalicionit anti-ISIS

489
Koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Irak dhe në Siri numëron tashmë 60 vende, por vetëm shtatë prej tyre, të gjithë perëndimorë, ofrojnë një kontribut mjaft të rëndësishëm në planin ushtarak.
”Prej fillimit të operacionit në muajin gusht 2014, koalicioni ka ndërmarrë më shumë se 6 500 sulme në Irak dhe 3 270 në Siri”, sipas Pentagonit.
”Koalicioni tashmë është fokusuar në infrastrukturën e naftës dhe burime të tjera të të ardhurave të kontrolluara nga grupi xhihadist. Në dy muaj, këto të ardhura janë ulur në 30 për qind, me një rënie të prodhimit të naftës vendase nga 45 000 në 34 000 fuçi në ditë”, pohoi Uashingtoni.
Sigal