Sigal

Planet ruse për të furnizuar Sirinë me një sistem raketash S-300 do të ishte një “shkallëzim domethënës” nga Moska, tha të hënën këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Bolton.

Ai gjithashtu shprehu shpresën se plani do të rishqyrtohej, raporton Russia Today.

Ushtria ruse është shprehur se do të furnizojë Sirinë me sistemin e raketave në dy javë pavarësisht kundërshtimeve të forta izraelite.

Masa erdhi një javë pasi Moska fajësoi Izraelin si shkaktare e tërthortë e rrëzimit të një aeroplani ushtarak rus në Siri.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u tha gazetarëve të hënën se ai do të takohet me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York këtë javë.