SHBA – Obama përgjoi Trump? Senati: Nuk ka asnjë provë!

529
Barak Obama nuk ka përgjuar Donald Trump në kohën kur ai ishte kandidat për president. Në këtë përfundim ka dalë Senati amerikan, pas analizave të zhvilluara nga Komisioni i Inteligjencës.

Dy senatorët që kryesojnë Komisionin e Senatit për Zbulimin, thanë se nuk ka prova që mbështesin akuzën e Presidentit Donald Trump se paraardhësi i tij, ish-presidenti Barack Obama kishte përgjuar telefonat e tij në Kullën Trump në Nju Jork, në javët para zgjedhjeve të nëntorit apo pas tyre.

“Në bazë të informacionit që kemi në dispozicion, nuk ka të dhëna që Kulla Trump ishte subjekt përgjimi i asnjë elementi të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, para ose pas ditës së zgjedhjeve 2016”, deklaruan republikani Richard Burr dhe remokrati Mark Warner.

Deklarata e tyre pasoi atë të Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan i cili gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e bujshëm të presidentit më 4 mars se zoti Obama kishte urdhëruar përgjimin.

Megjithatë Trump në prononcim për televizionin Fox News tha se “shumë shpejt” do të bëjë publike provat që implikojnë ish-Presidentin Obama në përgjim.

Udhëheqës të lartë të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, thane se akuza e Presidentit Trump është e pa bazë, por republikani tha se administrate e tij do të provojë të kundërtën.
Sigal