SHBA/ Numri i lindjeve bie në nivelin më të ulët në 35- vjet

293
Sigal

Numri i lindjeve në SHBA nuk ka qenë kurrë kaq i ulët që prej vitit 1985, dhe shkalla e pjellorisë arriti në 2019 nivelin më të ulët historik, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore amerikane.

Rreth 3,745,540 lindje janë regjistruar në vend vitin e kaluar, rreth 1% më pak se në vitin 2018.

“Ky është viti i pestë radhazi, që numri i lindjeve ulet pasi ishte rritur në 2014, me një rënie prej 1% në mesataren vjetore “, theksoi Qendra amerikane për Parandalimin dhe Luftën kundër Sëmundjeve (CDC).

Përveç kësaj rritjeje në 2014, numri i të porsalindurve vetëm është ulur që prej vitit 2007.

Bëhet fjalë për numrin më të ulët të lindjeve në 35 vjet. Krahasimi me vitin 1985 është edhe më befasues se SHBA-ja numëronte në atë kohë afro 90 milionë banorë më pak.

Duke marrë parasysh popullsinë, shkalla e pjellorisë është edhe më e ulta që prej kohës së regjistrimit të të dhënave në vend, me 1,7 fëmijë për grua në vitin 2019.