SHBA ndërton në Londër ambasadën më të shtrenjtë në botë

550
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndërtojnë në Londër ambasadën e re, që cilësohet më e shtrenjta në botë.
Ambasada rrethohet nga një kanal uji, çka e bën të vështirë për të depërtuar terroristët.
Ambasada po ndërtohet në “Nine Elms” dhe kostoja e saj i ka tejkaluar 1 miliard dollarë.
Pjesa e jashtme e ambasadës do të jetë anti-plumb. Ambasada do ketë edhe mbrojtës kundër kamionëve-kamikazë.
Pranë ambasadës po ndërtohet një godinë që quhet “Kopshtet e ambasadës”.
Projekti parashikon apartamente, një hotel, dyqane, restorante dhe të parën pishinë në “qiell”.
Sigal