SHBA miraton mbi 400 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

135
Sigal

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara do të japin  457.5 milionë dollarë shtesë për sigurinë në Ukrainë, shkruan CNN.

Kjo paketë do të shërbejë “për të rritur përpjekjet e agjencive ukrainase të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë penale për të përmirësuar kapacitetin e tyre operacional dhe për të shpëtuar jetë, ndërsa ato vazhdojnë të ndihmojnë në mbrojtjen e popullit ukrainas, lirisë dhe demokracisë së tyre nga lufta brutale e agresionit të Kremlinit”, thuhet në deklaratën e lëshuar të hënën.

Përveç kësaj, Blinken tha se ndihma mund të kontribuojë në mbështetjen amerikane “për përpjekjet e qeverisë ukrainase për të dokumentuar, hetuar dhe ndjekur penalisht mizoritë e kryera nga forcat ruse, duke u mbështetur në marrëdhëniet tona me agjencitë e drejtësisë penale ukrainase, përfshirë atë ukrainase.