SHBA, mijëra njerëz në protestë kundër Trump: “Ti nuk je presidenti im”

440
Sigal

Shtetet e bashkuara të Amerikes jane perfshire nga protesta masive pas fitores se Donald Trump si president i vendit.

Mijëra njerëz kanë zbritur në sheshet kryesore të shumë qyteteve amerikane, për të manifestuar zemërimin dhe zhgënjimin e tyre pas fitores elektorale të Donald Trump.

Në Washington demonstruesit kanë bërë një zinxhirë të gjatë, përgjatë Pennsylvania Avenue, pranë Shtëpisë së bardhë.

Në Californi protesta ka ndodhur në Los Angeles, në San Francisco, në Oakland, në Berkeley dhe në të tjera qendra urbane.

Njerëzit në rrugë kanë dalë edhe në New York, Portland, Chicago, Seattle, Austin, Boston, Detroit, Philadelphia, Phoenix.

Të gjithë mbajnë në duar tabela me mbishkrimin ‘Not my President’, ‘Nuk është presidenti im’ së bashku me sloganin ‘Love, Trumps Hate” ‘Dashuria mund urrejtjen’.

Në rrjetet sociale, për të gjithë ditën, janë dërguar ftesa për të marrë pjesë në protestë. Në Twitter të shumtë kanë qenë ato të kanë vendosur një foto të zezë ne vend të fotos së tyre.

Me hashtag #TwitterBlackOut e #HesNotMyPresident, kundërshtarët kanë errësuar imazhin e tyre, me bindjen që presidenti Trump do të influencojë negativisht në fatin e minorancave, emigrantëve, si dhe të komunitetit LGBT.