SHBA, martohet çifti i parë autik: Edhe ne kemi nevojë për dashuri

489
Është martuar çifti i parë autik në SHBA, të cilët i kanë thënë “po” njëri-tjetrit në një ceremini të zhvilluar në San Diego, Kaliforni. Martesa e Anita Lesko 54-vjeçe dhe Abraham Nielsen 28-vjeç është cilësuar si martesa e parë, ku të dy partnerët janë të prekur nga sëmundja e autizmit. Edhe të ftuarit në këtë dasmë ishin autik, duke nisur që nga dëshmitarët deri tek të ftuarit. Abraham dhe Anita u njohën gjashtë vjet më parë, kur të dy frekuentonin një grup, që mbështeste të sëmurët me autizëm. “Unë dhe Abraham kemi një mision në jetë, atë të ndryshimit të paragjykimeve mbi autizmin, për t’i bërë të ditur të gjithëve se edhe në të sëmurët me autizëm kemi nevojë për dashuri”, është shprehur Anita Lesko.
Sigal