SHBA, Hillary Clinton pas zgjedhjeve: Urova Donald Trump dhe shpresoj se ai do të jetë një president i suksesshëm

425
Sigal

Hillary Clinton ka pranuar humbjen në zgjedhjet
presidenciale të SHBA-së.

Kandidatja
demokrate humbi në zgjedhjet e së martës nga Donald Trump dhe për herë të parë
pas humbjes ka uruar presidentin e ri të SHBA-së.

Ky ishte fjalimi i Hillary
Clinton:

Duhet
ta pranojmë këtë rezultat. Mbrëmë urova Donald Trumpin dhe i ofrova ndihmën në
të mirë të shtetit. Shpresoj të jetë president për të gjithë në shtetin tonë.
Më vjen keq që nuk fituam këto zgjedhje për shkak të vlerave që ndanim. Ju
përfaqësoni më të mirën e Amerikës dhe të qenit kandidatja juaj ishte nderi më
i madh në jetë. E di sa të zhgënjyer jeni, sepse edhe unë jam ashtu. Është e
dhimbshme dhe tani do të jetë për një kohë të gjatë. Por dua të kujtoj këtë.
Misioni jonë nuk ishte vetëm për një person… ishte për ndërtimin e shtetit
që ne duam… Kemi parë se shteti ishte më i ndarë se që kemi menduar më parë.
Duhet ta pranojmë rezultatin… Donald Trump do të jetë presidenti jonë… I
kemi borxh të jemi mendjehapur dhe t’i japim shansin për të udhëhequr.