SHBA/ Edukatorja keqtrajton vajzën 3-vjeçare

315

Familjarët e një 3-vjeçareje në Missouri në SHBA e cila u lëndua në çerdhe, fillimisht deklaruan se fëmija i tyre ishte rrëzuar, por pamjet filmike kanë regjistruar një detaj tronditës.

Në pamjet e publikuara në media shihet qartë se si edukatorja e kishte hedhur vogëlushen në një dollap, sikur të ishte një thes me “patate”.

Vogëlushja u lëndua me 1shkurt, ndërsa mjekët u detyruan t’ia qepnin plagët që i kishte shkaktuar edukatorja në momentin e përplasjes. Avokati i familjes së  vogëlushes u shpreh se fillimisht nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur, por pas pamjeve të shpërndara në media, gjithçka u faktua dhe rasti po hetohet nga drejtësia amerikane.

Autoritetet përgjegjëse menjëherë morën masa ndaj edukatores duke e shkarkuar nga puna.