SHBA akuza të forta ndaj Putin: Po fsheh provat e sulmeve kimike në Siri

494
SHBA kërkoi nga Rusia që të ndalojë përpjekjet për të rinovuar autoritetin e një organi hetues të Kombeve të Bashkuara, i ngarkuar për të përcaktuar se kush është përgjegjës për sulmet me armë kimike në Siri.
Rusia u ka vënë veto këtyre përpjekjeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Autoriteti i Mekanizmit të Përbashkët Hetimor të OKB-së dhe i Organiatës për Ndalimin e Armëve Kimike do të përfundojë në mes të nëntorit.
Javën e kaluar, ekipi hetues i OKB-së ka konstatuar se Qeveria siriane ka qenë përgjegjëse për një sulm me gaz sarin në qytetin Khan Sheikhoun, në muajin prill. Dhjetëa njerëz kanë humbur jetën në këtë sulm.
“Përpjekjet e Rusisë për të minuar dhe eliminuar Mekanizmin e Përbashkët Hetimor tregojnë një mospërfillje të kobshme ndaj vuajtjeve dhe humbjeve të njerëzve, si pasojë e përdorimit të armëve kimike, dhe mungesë të plotë respekti për normat ndërkombëtare”, tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë.
Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, e cila gëzon mbështetjen e Rusisë, ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike.
Sigal