Shakira largohet përfundimisht nga Barcelona me fëmijët për t’u vendosur në SHBA. Momenti prekës dhe një mesazh

112
Sigal

Jeta e këngëtares kolumbiane Shakira ka qenë plot ulje-ngritje jo vetëm për shkak të ndarjes nga Gerard Pique, por edhe për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të saj.

Së fundmi raportohet se Shakira është larguar përgjithmonë nga Barcelona pasi i është dhënë një ‘njoftim dëbimi’ nga babai i ish-bashkëshortit të saj Gerard Pique.

Mediat spanjolle thonë se këngëtarja, 46 vjeçe, mori një letër ku i thuhej asaj dhe prindërve të braktisnin shtëpinë e familjes së ish-bashkëshortit të saj ose do të paguante një kompensim, pasi ajo performoi këngën e saj ndaj Pique dhe të dashurës së tij të re në shfaqjen e Jimmy Fallon muajin e kaluar.

Babai i Shakirës William Mebarak ka lënë spitalin në mënyrë që të mund të bëjë udhëtimin nga Spanja dhe të fokusohet në jetën e tij të re në Miami, Florida.

“U vendosa në Barcelonë për t’u dhënë stabilitet fëmijëve të mi, të njëjtin stabilitet që ne kërkojmë në një cep tjetër të tokës përkrah miqve, familjes dhe detit”, ka thënë ajo.

“Sot, ne fillojmë një kapitull të ri në kërkimin e lumturisë së tyre”, shtoi 46-vjeçarja.

“Faleminderit të gjithëve që më inkurajuan atje, më frymëzuan dhe më bënë të rritem, dua të falënderoj publikun tim spanjoll që më mbuloi me ngrohtësinë dhe besnikërinë e tyre”, tha mes tjerash krijuesja e hitit “Waka Waka”.

Disa burime pranë artistes bëjnë me dije se vendimi nuk ka qenë i vështirë, pasi ka kërkuar një ndryshim prej kohësh, por ka qëndruar në Barcelonë për shkak të familjes dhe fëmijëve.

Pique dhe Shakira u ndanë qershor të vitit të kaluar pas 12 vitesh së bashku.