Serbia pa viza, por me më shumë azilkërkues se Kosova

448
Shifrat e azilkërkuesve kosovarë në vendet e BE-së gjatë tre muajve të fundit të vitit 2015, janë më të ulta sesa të atyre nga Serbia, por më të larta sesa të atyre nga Mali i Zi. Sidoqoftë, Gjermania mbetet shteti i preferuar nga të gjithë. Nga 28 vende anëtare të Bashkimit Evropian, edhe më tej Gjermania mbetet shteti më i preferuar nga azilkërkuesit. Në këtë shtet nuk kërkojnë azil vetëm ata nga zonat e konflikteve, por edhe vendet e Ballkanit, raporton lajmi.net.
Për më tepër të dhënat e fundit të ‘Eurostatit’, institucionit evropian që merret me mbledhjen e të dhënave të shteteve anëtare të BE-së, numri më i madh i azilkërkuesve nga Ballkani janë nga vendet të cilat ka vite që kanë fituar liberalizminin e vizave. Bazuar në të dhënat e dërguara nga vendet anëtare në unionit, gjatë tre muajve të fundit të vitit 2015, më shumë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së shtetas nga Serbia se ata nga Kosova. Pavarësisht kësaj, Kosova vazhdon të ketë regjim vizash.
Kështu, bazuar në të dhënat e dërguara për Lajmi.net nga ‘Eurostati’, nëse në muajin tetor, në vendet e BE-së azil kanë kërkuar 1.130 shtetas të Serbisë, në atë muaj, shtetas të Kosovës azil në vendet e BE-së kanë kërkuar 1.110 persona. Edhe gjatë muajit nëntor, Serbia prin për nga numri i azilkërkusve krahasuar me Kosovën. 980 shtetas të Serbisë kërkuan azil në BE gjatë muajit nëntor krahasuar me 725 që ishin nga Kosova. Situata është e njëjtë edhe për muajin dhjetor 2015, ku azil në BE kërkuan 505 persona, ndërkohë që nga Kosova ishin 455 shtetas.
Sigal