Serbia – një hap të vogël më afër anëtarësimit në BE

434
Serbia e ka bërë një hap të vogël përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi e ka kompletuar njërën prej 35 fushave që duhet t’i adresoj para se t’i bashkohet BE-së.

Në bisedat e sotme në Bruksel, i ashtuquajturi “kapitull negociues” për arsim dhe kulturë, është hapur dhe menjëherë është mbyllur, pasi zyrtarët e BE-së thanë se Serbia ishte në harmoni me kërkesat lidhur me këtë fushë.

Hapja dhe mbyllja e kapitullit për arsimin dhe kulturën është bërë pasi ende nuk ekziston një legjislacion i BE-së për këta sektorë, kështu që kjo mbetet kompetencë e shteteve individuale.

Aktualisht, prej 35 kapitujve, Serbia i ka filluar negociatat për 8 prej tyre.

Megjithatë konsiderohet se progresi i Serbisë kah anëtarësimi në BE, në masë të madhe, do të përcaktohet nga suksesi i dialogut të sponzorizuar nga Bashkimi Evropian me Kosovën. Kjo çështje përfshihet në kapitullin 35.
Sigal