Serbia ka një rrjet të fortë bashkëpunëtorësh në Kosovë

443
Kosova vazhdon të jetë peng jo vetëm e paaftësisë qeverisëse e shkaktuar nga kriza e politikës së ‘komandantëve të luftës’, por edhe si rezultat i ndeshjes së vazhdueshme me luftën speciale serbe, ndaj të cilës shqiptarët, shteti i Kosovës po tregohet inferior. Por, cila janë shkaqet e këtij inferioriteti dhe dështimit të mbrojtjes së interesave nacionale. Publicisti Arbër Gashi, vlerëson se Lufta speciale e Serbisë në Kosovë nuk është ndalur asnjëherë. Sipas tij, pas vitit 2004 dhe ngjarjet e atij viti, në skenën politike u intensifikuan veprimet e koordinuara të disa qarqeve antishqiptare. Serbia u rikthye me trazirat e 2004-ës “Serbia përfitoi shumë nga ngjarjet e vitit 2004, sepse, ajo, përmes procesit të Vjenës, arriti të fitojë të pamundurën në tryezën e bisedimeve për kolonistët serb të Kosovës. Përveç fitores në tryezën e bisedimeve, Serbia dhe ata që ajo i ka mbajtur me pushtet paralel, ushtarak, policor dhe ekonomik; Kosovën e shndërruan në një vend me identitet multietnik, duke i mohuar të drejtën popullit shqiptar të vetdeklarohet për fatin e tij”, vlerëson Gashi.
Sigal