Serbia anulon marrëveshjen për lëvizje të lirë

561
Eshtë anuluar Marrëveshja e Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të Sigurimeve te Automjeteve. Kabineti i Ministres për Dialog Edita Tahiri, në një shkresë drejtuar anëtarëve të Grupit Teknik për Sigurimet Kufitare, ka njoftuar se është anuluar Marrëveshja e Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të Sigurimeve te Automjeteve e nënshkruar në Bruksel me 23 qershor në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje ishte paraparë të hynte në fuqi që nga data 24 korrik. Sipas një njoftimi të bërë nga ana e ndërmjetësit të BE-së në dialog, anulimi është bërë pasi pala serbe nuk ka arritur të bëjë përgatitjet e duhura të nevojshme për zbatimin e saj. Kabineti i ministres Tahiri ka deklaruar se pasi janë të nevojshme të dyja palët për realizimin e kësaj marrëveshje, janë të detyruar që zbatimin e marrëveshjes ta shtyjnë për një kohë të pacaktuar. Gjithashtu, në njoftim thuhet se takimi për të diskutuar rreth kësaj marrëveshjeje do të mbahet me datën 5 gusht. Menjëherë, pas njoftimit se zbatimi i marrëveshjes është anuluar, ka reaguar Rrahim Pacolli nga Shoqata e Kompanive të Sigurimeve të Kosovës. Ai ka thënë se mos zbatimi i ujdisë të arritur më parë tregon se sa jo serioze është Serbia.
Sigal