Serbi, Vuçiç i zhgënjyer nga BE: Nuk po i bëhet trysni Kosovës për “asocacionin”

210
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi të shtunën se nuk pret nga Bashkimi Evropian asnjë trysnie mbi Prishtinën, për të respektuar marrëveshjen e Brukselit për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.
“Sikundër e keni parë, askush në BE nuk merakoset dhe nëse e pyesni dikë, përgjigja e secilit në BE është e njëjtë: do të bëhet, ata tani janë në krizë. Dhe ju mund vetëm mund të thoni: në rregull, do të bëhet””, u ka thënë gazetarëve Vuçiç.
Sipas tij, askush në BE nuk ka përgjigje për pyetjen: “Pse lejohet që Prishtina të mos përmbushë parakushtet e marrëveshjes së Brukselit?”
Marrëveshja për Asociacionin është në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ky veprim i Presidentes ka pasuar kundërshtimin e ashpër të forcave politike në opozitë të Kosovës, të cilat marrëveshjen e cilësojnë si të dëmshme për integritetin territorial të Kosovës.