Serbi – Nikoliç mbledh sot Këshillin e Sigurisë për Ushtrinë e Kosovës

430
Presidenti serb Tomislav Nikoliç ka planifikuar për sot një seancë të Këshillit Kombëtar të Sigurimit. Në këtë seancë pritet që liderët shtetërorë të japin informacione dhe të bëjnë diskutime lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ndër të tjerash kjo seancë është paralajmëruar të mbahet pas njoftimit të bërë nga shteti i Kosovës për formimin e Ushtrisë dhe se dialogu në Bruksel mund të rrezikojë të ndërpritet, transmeton Indeksonline.

Kurse kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se pret nga të gjitha departamentet që të marrë informacione në lidhje me atë se çfarë po ndodhë në Kosovë.
Sigal