Senati amerikan kërkon dokumentet e ish këshilltarit të Trump

414
Një panel i Senatit amerikan, i cili po heton hetimin mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të viti të kaluar ka lëshuar një kërkesë të rrallë zyrtare për dokumente nga ish-këshilltari i sigurimit kombëtar të Presidentit Donald Trump.

Michael Flynn nuk ka bashkëpunuar vullnetarisht me hetimin, thotë Komiteti i Inteligjencës i Senatit.

Ai u detyrua të japë dorëheqjen në shkurt pasi nuk zbuloi përmbajtjen e bisedimeve të tij me diplomatët rusë.

Komiteti i Zbulimit të Senatit tha se lëshoi një urdhëresë, pasi Flynn refuzoi kërkesën e Senatit më 28 prill për të dorëzuar dokumente relevante për hetimin.

Flynn, gjeneral në pension gënjeu Shtëpinë e Bardhë mbi diskutimet që kishte patur me ambasadorin rus Sergei Kislyak, me të cilin kishte folur per sanksionet e SHBA kundër Rusisë përpara përurimit të Donald Trump si president në muajin janar.

Lidhjet e tij me Rusinë po shqyrtohen nga FBI dhe Komisionet e Inteligjencës të Dhomës dhe Senatit, si pjesë e hetimeve më të gjera lidhur me pretendimet se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane me qëllim favorizimin e Trump.

Përdorimi i rrallë thirrjes nga senatorët e bën të qartë se komiteti po bën përpara me forcë hetimin për lidhjet e dyshuara mes administratës Trump dhe Rusisë.

Ndërkohë, pasojat e shkarkimit të drejtorit të FBI James Comey vijojnë.

Shtëpia e Bardhë tha se pushimi i tij befasishëm nga puna erdhi si pasojë e trajtimit jo efikas të çështjes së emaileve të ish Sekretares së Shtetit Clinton, por demokratët pretendojnë se edhe shkarkimi i tij ka të bejë me hetimet për Rusinë dhe se presidenti amerikan kërkon të mbyllë çështjen duke shkarkuar demokratët nga postet kyçe të insitucioneve që merren me këtë çështje.
Sigal