Sekuestrohen 130 kg drogë në tre garazhe, arrestohet çifti shqiptar

457
Policia financiare e qytetit të Milanos ka arrestuar me akuzën e trafikut të drogës një çift shqiptar, banues në lagjen “Niguarda” të qytetit.

Në banesën e tyre, në 3 garazhet në zotërim të çiftit shqiptar, janë gjetur 122 kg marijuanë, 4 kg kokainë, 132 gram hashash, një pistoletë me 46 plumba dhe 10 mijë euro cash.

Financa italiane i ka sekuestruar çiftit shqiptar 3 automjete e disa aparatura informatike.
Sigal