Sekretari Amerikan: Po humbasim durimin me Korenë e Veriut, opsion dhe veprimi ushtarak

458
Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se SHBA po humbet durimin me Korenë e Veriut, pas testeve bërthamore të kësaj të fundit. Gjatë vizitë së tij në Korenë e Jugut, Rex Tillerson u shpreh se nëse Koreja e Veriut vijon me kërcënim SHBA ka si opsion edhe veprimin ushtarak.

“Ne nuk duam që situata të përshkallëzohet në konflikt ushtarak, por nëse Koreja e Veriut vijon të kërcënojë me armë bërthamore, opsioni për veprimin ushtarak është në tavolinë”- tha Sekretari Amerikan i Shtetit. Ndër të tjera ai u shpreh se SHBA dhe aleatët kanë 20 vite që përpiqen të bindin Korenë e Veriut të heqë dorë nga ambiciet për armë bërthamore.

Në kuadër të turneut të tij në Azi, Tillerson vizitën e parë e realizoi në Japoni në konferencën për media të organizuar me homologun e tij japonez Kishida, theksoi se bashkëpunimi me aleatët e SHBA-ve, Japoninë dhe Korenë e Jugut kundër kërcënimit të Koresë së Veriut është “shumë i rëndësishëm”.

“Bashkëpunimi trepalësh SHBA, Japoni dhe Kore e Jugut është tejet i rëndësishëm veçanërisht nëse konsiderohen programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut”- tha Tillerson.

Ndërkohë Qeveria e Phenianit nëpërmjet një deklarate për agjencinë zyrtare të lajmeve KCNA, ka thënë se Koreja e Veriut është e shqetësuar nga stërvitja e përbashkët mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut më 1 mars dhe se ishte kërcënuar me sulm.
Sigal