Schulz heq dorë nga Ministria e Jashtme

485
Vetëm pak ditë nga arritja e marrëveshjes për koalicionin e madh në Gjermani, lideri i social-demokratëve Martin Schulz heq dorë nga posti i ministrit të Jashtëm.
Në një deklaratë për shtyp, Shulz tha se e ka marrë këtë vendim për të shmangur debatet e brendshme dhe për të mbrojtur marrëveshjen e firmosur për daljen nga ngërçi politik që zgjat disa muaj.
Pakti i arritur me kancelaren Merkel dhe liderin e CSU-së Zehofer, duhet të miratohet nga Asambleja e PSD-së. Partia e Schulz, në bazë të marrëveshjes me CDU-në dhe CSU-në, do të marrë 6 Ministri në kabinetin Merkel 4.
Sigal