Sanremo 2020! Fituesi është Diodato, kënga e tij ‘Bëni zhurmë’ përfaqëson Italinë në Eurovizion

520
Sigal

Këngëtari Diodato është shpallur fituesi i edicionit të 70-të të Sanremos me këngën e tij “Bëni zhurmë”. Vendin e dytë e zuri Francesco Gabbani, ndërsa pas tij u renditën  “Pinguini Tattici Nucleari”.

Pas shpalljes fitues, do të jetë “detyra” e Diodato-s që të përfaqësojë Italinë në Eurovizion për këtë vit. Një vit më parë,  Italia u përfaqësua nga këngëtari Mahmood me këngën “Soldi”, e cila u rendit e dyta në Eurovizion.

Renditja e plotë:

1. Diodato – Fai rumore

2. Francesco Gabbani – Viceversa

3. Pinguini Tattici Nucleari – Ringo Starr

4. Le Vibrazioni – Dov’è

5. Piero Pelù – Gigante

6. Tosca – Ho amato tutto

7. Elodie – Andromeda

8. Achille Lauro – Me ne frego

9. Irene Grandi – Finalmente io

10. Rancore – Eden

11. Raphael Gualazzi – Carioca

12. Levante – Tikibombom

13. Anastasio – Rosso di rabbia

14. Alberto Urso- Il sole ad est

15. Marco Masini -Il confronto

16. Paolo Jannacci – Voglio parlarti adesso

17. Rita Pavone – Niente (Resilienza 74)

18. Michele Zarrillo – Nell’estasi o nel fango

19. Enrico Nigiotti – Baciami adesso

20. Giordana Angi – Come mia madre

21. Elettra Lamborghini – Musica (e il resto scompare)

22. Junior Cally – No grazie

23. Riki – Lo sappiamo entrambi

Festivali i këtij viti në Sanremo ka qënë më shumë se kurrë në vëmendjen e shqiptarëve. Pjesë e këtij spektakli këtë vit ishte edhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e cila ka hapur mjaft polemika për mënyrën se si foli dhe për faktin që falenderoi Italinë për arritjet dhe për realizimin e ëndrrës së saj. Gjithashtu në skenë këndoi edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Ndërsa Georgina, e dashura e Cristiano Ronaldos, u vesh gjithashtu nga një stiliste shqiptare.