Samsung Galaxy A8 vjen në Evropë, ja sa kushton

576
Samsung po vazhdon të lansojë serinë e re të telefonave të saj, versionet 2018 të Samsung Galaxy A8 në më shumë vende, ndërsa telefoni tani është në dispozicion për tu blerë në Holandë.
Samsung Galaxy A8 më parë është lansuar në Korenë e Jugut dhe gjithashtu në Indi dhe tani pajisja është në dispozicion në Holandë për 499 € që nga sot. Telefoni është në dispozicion në tre ngjyra, ari, gri dhe të zezë
Si një përmbledhje e karakteristikave, Samsung Galaxy A8 2018 vjen me një ekran Super AMOLED 5.6 inç me një rezolucion FHD + të 2220 x 1080 piksel. Telefoni gjithashtu vjen me një procesor Core Eyxnos 7885 octa core dhe 4GB RAM.
Memoria është një zgjedhje midis 32GB dhe 64GB dhe modeli i ri i telefonit të Samsung përmban kamerat e përparme dhe të pasme. Në pjesën e përparme të tij ekzistojnë dy kamera, një ka një sensor 16 megapiksel dhe një sensor tjetër me 8 megapikselë.
Në anën e pasme të pajisjes ekziston një kamerë prej 16 megapiksel për foto dhe video. A8 vjen me një bateri prej 3000 mAh dhe një vlerësim IP68 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit.
Sigal