Sa me fat, nga aktore në Dukeshë, Mbretëresha i jep titujt që nuk përdoreshin që nga 1843

934
Sigal

Pas gjithë aludimeve të mundshme që kanë qarkulluar në media, lidhur me faktin se a do të marrë apo jo një status mbretëror, Meghan Markle pas martesës me Princ Harry-n, sot të gjitha dyshimet kanë marrë fund. Gjithçka është vendosur nga Mbretëresha Elizabeth II.

Kjo kjo e fundit do t’i japë nipit të saj dhe gruas të ardhshme, titullin Duka dhe Dukesha e Sussex, një titull mbretëror ky që nuk ishte shpërndarë për më shumë se 150 vjet.

Ceremonia martesore e mezi pritur nga e gjithë bota, do të organizohet sot në në Chapel të St George’s, Windsor dhe sipas britanikes Daily Mail, gjithçka duket perfekte në çështjen e organizimit të dasmës së vitit, sic është quajtur në Britaninë e Madhe.

Vërtet, një vajzë me shumë fat Markle! Pas, karrierës si aktore, kurorëzimi i dashurisë sot me Princ Harry, do e çojë nga altari në titullin e ri fisnik që ka vendosur t’i japë Mbretëresha Elizabeth II.

Turma të mëdha njerëzish janë grumbulluar në Ëindsor për të qenë dëshmitarë të martesës mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle. Rreth 100 000 persona pritet që të qëndrojnë anës rrugëve, me shpresën se do të shohin sadopak çiftin e lumtur.

600 të ftuar do të jenë të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin nëpërmjet televizionit.