Rusia vijon sulmet ajrore në Siri, 18 civilë të vdekur dhe 40 të plagosur

452
Të paktën 18 civilë janë vrarë dhe 40 janë plagosur në një sulm ajror të dyshuar rus në një qytezë të kontrolluar nga rebelët në veri-perëndim të Sirisë ditën e sotme. Sulmet goditën provincën Idlib në qytezën e Aribas, që kontrollohet nga “Ushtria e Pushtimit”, një aleancë rebelësh kryesisht islamikë, përfshi degën e Al-Kaedës, Al Nusra. Disa zona të qytezës u goditën dhe operacionet e shpëtimit janë në proces me disa persona të lënduar rëndë, raportoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Aktivistët sirianë, megjithatë, thonë se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të sotme shkojnë mbi 40, duke theksuar se zona që u godit, ishte tregtare. Rusia nisi fushatën bombarduese në Siri më 30 shtator të këtij viti. Rusia thotë se në target të këtyre sulmeve janë Shteti Islamik dhe grupe të tjera terroriste, por vendet perëndimore, SHBA-ja kryesisht, e kanë akuzuar shtetin e drejtuar nga Vladimir Putin se nën target kanë qenë forcat rebele.
Sigal