Rusia ndërton urë për t’u lidhur me Krimenë

550
Rusia nisi sot instalimin e një harku 6 mijë tonësh, të urës hekurudhore që e lidh atë me gadishullin e Krimesë, të cilin ajo ia aneksoi Ukrainës në vitin 2014.

Mbi 10 anije dhe maune, si dhe 100 inxhinierë dhe punëtorë ndërtimi, morën pjesë në operacionin për të transportuar harkun e lartë prej 227 metrash, në Ngushticën e Kerçit.

Qarkullimi i anijeve në ngushticë është pezulluar deri më 31 gusht.

Sipas kompanisë së ndërtimit, do të duhet edhe një muaj tjetër për të përfunduar instalimin e harkut.
Sigal