Sigal

RUSI-Kanë mbetur të vdekur 18 persona që ndodheshin në bordin e një helikopteri, pasi mjeti u rrëzua sot në mëngjes në veri të Siberisë pas një përplasje me një helikopter tjetër, njoftoi ministria e Transporteve në Moskë.

Helikopteri Mi-8, që po shkonte drejt një platforme nafte me tre anëtarë ekuipazhi dhe 15 pasagjerë, u përplas pak para ngritjes së tij me një makineri që po transportohej nga një helikopter tjetër, theksoi Ministria.

Helikopteri tjetër arritit të mbajë drejtimin dhe të ulet pa probleme.