Rusët nisin tërheqjen nga Kievi/ SHBA: Koha do e tregojë…

148
Sigal

Rusia njoftoi sot se ka në plan të reduktojë në mënyrë drastke sulmet rreth kryeqytetit ukrainas të Kievit.

Sipas BBC, trupat ruse kanë nisur që tani të tërhiqen.

Këtë lajm e konfirmon një zyrtar amerikan, i cili tha se trupat po largohen.

“Po, kemi parë trupa ruse që po tërhiqen nga Kievi. Por kemi pak besim që në këtë fazë kjo do jetë një tërheqje domethënëse,” tha zyrtari.

Sipas tij, rusët po vazhdojnë bombardimet e rrethinave. “Koha do e tregojë,” shtoi ai.

Edhe Britania e Madhe tha se ka një rënie të numrit të bombardimeve ruse rreth Kievit.

Moska u zotua sot në tryezën e bisedimeve në Ukrainën në Turqi se do reduktojë numrin e sulmeve në Kiev dhe Çernihiv. Ky ishte një zhvillim i papritur në bisedimet e sotme.

Ndërkohë Moska nuk ia doli për asnjë moment që t’i afrohet një fitoreje në Kiev.