Rusët ngjyrosin tanket/ Çfarë domethënie ka “shiriti i pushtimit” që i ka futur tmerrin Ukrainës

204
Sigal

Trupat ruse kanë ngjyrosur automjetet e tyre sulmuese me ‘shirita pushtimi’ ndërsa Vladimir Putin vazhdon të grumbullojë trupa në kufirin ukrainas mes zërave se ai mund të përpiqet të pushtojë vendin.

Sipas Daily Mail, një vëzhgues në rajonin e Astrakhan të Rusisë, 350 milje nga kufiri, filmoi një kolonë të pajisjeve të blinduar rusë BTR 80 me “kryqe të bardha” në pjesën e sipërme të automjeteve.

Siç tregon media britanike, “shirita” të ngjashme u pikturuan në tanket e Ushtrisë Sovjetike gjatë pushtimit të Çekosllovakisë në vitin 1968 për të ndihmuar forcat e Moskës të identifikonin “mikun nga armiku”, sepse forcat çeke përdorën të njëjtat tanke.

Ato gjithashtu u shfaqën në disa automjete ruse gjatë Luftës së Ftohtë.

Siç shkruan më tej Daily Mail, Putini ka mobilizuar forcat e tij në kufirin e Ukrainës për javë të tëra dhe tani mendohet të ketë rreth 80,000 trupa ruse atje të mbështetura nga qindra automjete dhe tanke, me një raport të qeverisë ukrainase të dalë se 30,000 të tjerë mund të jenë rrugës për të arritur gjithashtu.

Raporti bazohet në përgjime të inteligjencës dhe fotografi satelitore ndërsa trupat dhe pajisjet kalojnë qindra milje nëpër Rusi për t’u grumbulluar rreth fqinjit të saj.