Rusët i rikthehen Kievit, një numër shpërthimesh trondisin kryeqytetin ukrainas

Një numër shpërthimesh tronditën Kievin këtë të dielë. Rusia pretendoi se shënjestroi një vend ku ruheshin tanke të furnizuara nga Evropa, ndërkohë Ukraina thotë se raketat goditën një fabrikë për riparimin e trenave ku nuk mbaheshin tanke.

Shtullungat e tymit pushtuan qytetin pas sulmit dhe të paktën një person u plagos.

NOA

Kievi është kursyer kryesisht në muajt e fundit pasi forcat ruse përqendruan sulmet në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.

Kryeqyteti ukrainas u duk se po i kthehet normalitetit me baret dhe kafenetë të cilat u hapën për qytetarët.

Por duke parë shtëllungat e tymit të zi që ngriheshin mbi qytet në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ky iluzion u shkatërrua.

Ky sulm vjen pasi përparimet e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit duket se po ngecin, me një politikan ukrainas që tha se sulmi në Kiev ishte hakmarrje për frustrimet e Moskës.

Kujtojmë se disa nga luftimet më të ashpra janë aktualisht duke u zhvilluar në qytetin Severodonetsk, një nga pjesët e pakta të rajonit të Luhansk që nuk është plotësisht nën kontrollin rus. Luhansk është një nga dy rajonet që përbëjnë Donbasin.

Duke folur për BBC, guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se kishte luftime në rrugë në Severodonetsk dhe se ishte ende e mundur që forcat ukrainase ta rimarrin kontrollin e qytetit nëse furnizohen me municione.