Rusët duan më shumë Stalinin; Putin mes 5 figurave historike të preferuara

232
Sigal

Pushkatoi me mijëra, burgosi edhe më shumë e internoi me miliona të tjerë me shpikjen e klasës së gulakëve dhe izolimit të tyre në kampet siberiane. Por, sot është më i preferuari nga rusët.

Një sondazh i zhvilluar në muajin maj mes qytetarëve rusë ka zbuluar se Jozef Stalin është figura historike më e pëlqyer e rusëve me 39 për qind të të pyeturve që e rendisin të parin.

Fill pas tij vjen Vladimir Lenin me 30 për qind të të pyeturve, më pas Pushkini me 23 për qind, Pjetri i Madh me 19 për qind Vladimir Putin që mbyll pesëshen me 15 për qind.

Sondazhi kryhet prej vitit 1994 kryesisht çdo katër vite. Rezultatet historike tregojnë se sa më shumë kalojnë vitet, aq më i pëlqyer bëhet Stalini, që në 1994 preferohej nga 20 për qind e rusëve.

Rusët duan më shumë Stalinin; Putin mes 5 figurave historike