Rusët drejt kutive të votimit, opozita e margjinalizuar

442
Rusia nisi sot procesin e votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e saj rajonalë. Gjatë këtyre zgjedhjeve pritet të konfirmohet ndikimi i partisë pro-Kremlinit “Rusia e Bashkuar” duke përjashtuar praktikisht partinë e kundërshtarit numër 1 të partisë në pushtet, Alexeï Navalny. Qendrat e para të votimit u hapën në Lindjen e Largët ruse rreth orës 20:00 sipas orës lokale. Më shumë se 59 milionë rusë janë thirrur të votojnë në të gjithë territorin e vendit.
Sigal

Në total, 42 “subjekte” të Federatës së Rusisë – republika, rajone, territore priten të zgjedhin 21 guvernatorë, 11 parlamente rajonalë dhe 23 administrata bashkiake. Kandidatët duhet të marrin minimumin prej 10 për qind nëse aspirojnë të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 2016-ës pa patur për të paraqitur dosje pranë komisioneve zgjedhore lokale.Partia pro-Kremlinit “Rusia e Bashkuar” është paraqitur fituesja kryesore me 67 për qind të votave në të gjithë territorin e Rusisë, bazuar në sondazhet e publikuara në fillim të muajit shtator nga qendra e pavarur “Levada”.

Ajo ndiqet me një diferencë bindëse nga Partia Komuniste e cila pritet të marrë veçse 10 për qind të votave. Partia opozitare liberale “Iabloko” e cila ka paraqitur 1500 kandidatë në të gjithë vendin, por vetëm një kandidat për zgjedhjet e guvernatorëve pritet të kreditohet me 1 për qind të votave. Bashkë-udhëhequr nga partia kryesore opozitare në Kremlin, e Alexeï Navalny-it, partia Parnas pritet të marrë rreth 1 për qind të votave, gjithmonë referuar sondazheve të qendrës “Levada”.

Vetëm dy kandidatë të kësaj partie opozitare janë lejuar të marrin pjesë në zgjedhjet për parlamentin rajonal në qytetin Kostroma që ndodhet në qendër të Rusisë. Kandidatëve të tjerë të saj iu refuzuan dosjet nga Komisionet Zgjedhore Lokale.

Fushata elektorale e opozitës në Kostroma është karakterizuar me incidente të ndryshme, një prej kandidatëve, Ilia Iachine u arrestua për pak kohë dhe drejtuesi i seksionit për rininë në Parnas u godit gjatë një tubimi elektoral. Parnas ka shpehur shqetësimin e saj për shfaqjen në listat zgjedhore të një partie thuajse homonime me të, Parzas deri atëhetë e panjohur.

Përveç dy kandidatëve nga partia “Iabloko” dhe “Parnas”, njëmbëdhjetë kandidatë të opozitës liberale shpesh lëvizje kryesisht lokale janë lejuar të përfaqësohen në të gjithë vendin. Përqindja e abstenimeve mbetet një shifër e panjohur gjatë këtyre zgjedhjeve, një çështje e cekur pak nga mediat kombëtare. Zgjedhjet rajonale mundën të merrnin vetëm 21 për qind në zgjedhjet e vitit 2014.

Në Kamtchatka, në Lindjen e Largët ruse ku tashmë janë mbyllur kutitë e votimit, përqindja e pjesëmarrjes llogaritet 28 për qind sipas Komisionit Zgjedhor Lokal. Organizata joqeveritare ruse “Golos” që po mbikëqyr procesin zgjedhor ka konstatuar sot në mëngjes më shumë se 1000 raste shkeljeje në të gjithë territorin.