Rrufeja godet rrjetin e energjisë në minierën e Trepçës, bllokohen 130 punëtorë

105
Sigal

Rrufeja ka goditur rrjetin e energjisë elektrike në minierën e Trepçës dhe kanë mbetur të ngujuar 130 punëtorë.

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Trepçës ka njoftuar se është gjetur problemi dhe janë duke i nxjerrë minatorët nga miniera.

Sipas tij gjendja e punëtorëve të minierës është e mirë. Minatorët kishin mbetur në horizontin 11, 10 dhe 9.

“Rrufeja i ka shkatërru disa izolatorë në rrjetin energjetik që është 85-shi, pra që është rrjeti i përgjithshëm i rrymës. Në bashkëpunim me KESCO-n me ekipe jemi duke e bërë sanimin e problemit. Gjendja e tyre është e mirë. Brenda 30 minutave e bëjmë sanimin e rrjetit dhe i nxjerrim përmes ashensorit. Ata kanë mbetë në horizontin e 11-të, 10-të dhe 9-të”, ka thënë Abdurrahmani.

Rastin e ka konfirmuar edhe kreu i sindikatës së minatorëve, Gani Osmani. Ai ka thënë se janë në pritje të ardhjes së rrymës, në mënyrë që minatorët të dalin jashtë.